13 vite nga 21 Janari, juristi Arbër Hoxha i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” deklaroi se kjo dosje do të përfundojë në SPAK.
“I ndjeri Aleks Nika nuk është gjetur, autori i vrasjes dhe gjykuar dhe ka shumë gjasa të përfundojë në SPAK.
Gjykata e Lartë mund të vendosë, por nëse nuk shfrytëzohet afati një vjeçar që ka dalë përgjimi prova kalon ne dekadence” tha ai.
Edhe gazetarja Keti Banushi thekson se beson se prokuroria e posaçme do ta marrë në dorë. “Çështja ka çaluar tek gjykata dhe jo tek prokuroria.
Vendimi i Strasburgut është i njëjtë me mbrojtjen që ka bërë prokuroria, por gjykata ndryshoi kualifikimin e veprës penale.
Kam përshtypjen që kjo cështje do të përfundojë në SPAK. Ka elementë” tha ajo.
Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi se vrasësit e 21 Janarit lëvizin të lirë. “Këta janë vrasës që qarkullojnë të lirë” tha ai, referuar deklaratave kontradiktore që ka bërë komandanti i Gardës për 21 Janarit, Ndrea Prendi.
Juristi Arbër Hoxha tha se “vepra penale e vrasjes nuk është parashkruar, do të paktën 25 vite. Me prova që bënin “mu” ajo që ka dështuar është gjykata dhe jo prokuroria”.
Gazetarja Keti Banushi u shpreh se “ata, garda nuk e kanë bërë me kokën e tyre. Duhet te gjenden kush kanë qenë urdhëruesit”.