-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kurrë dritë me sy mos pafshin”! Motra mallkon të rinjtë që i vranë vëllanë jetim

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë u regjistrua një javë më parë, më 14 janar në Podujevë. 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u përplas me makinë dhe më pas u rrah në mënyrë brutale me shufër hekuri nga dy të rinj. Për pasojë, i riu mori plagë të mëdha në trup dhe vdiq në spital.

Viktima Lulzim Fejzullahu ishte rritur jetim, vetëm me motrën e tij. Të afërm të tij tregojmë dramën e jetës së Lulzimit dhe për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Unë jam xhaxhai tij. Lulzimi si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. E e kanë ndjek me makinë, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me shkop bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha xhaxhai i Lulzimit.

Mes lotëve, edhe e motra e të riut ka shprehur dhimbjen e madhe që i është shkaktuar për vdekjen e vëllait. “Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

FOTO/ Këta janë dy çunat e biznesmenëve që rrahën për vdekje jetimin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit