Plagosje me thikë.
Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti dyshohet se një i mitur 14 vjeç ka goditur me thikë Erion Livanin 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit në Komisariat për hetime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.