13 vite nga 21 Janari dosja u rikthye kryefjalë e qeverisë që i kërkon SPAK-ut që të rihapë dosjen. Por a mund të ndodhë kjo? Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar te “5Pyetjet nga Babaramo” evidentoi shkeljet që nxori Gjykata e Strasburgut.
“Vendimi i Strasburgut ka disa pika. Së pari thotë që autoritetet ndërhyn në hetime padrejtësisht, që shteti ndërhyri në këtë dosje. Tjetër, ka disa pika që janë mbështetur. Nuk është zbardhur përgjegjësia e zinxhirit komandues. A e kanë lexuar dhe dinë si funksionon garda.
Se cfarë do të bënte atë ditë e ka të shkruar dhe ka një zinxhir komandues që jep urdhra. Garda atë ditë në Kryeministri ka qenë autoriteti më i lartë. Do të jepja një shembull me Fatos Nanon në 14 shtator në 1998, e mori me dhunë dhe e nxori nga Kryeministria, pasi i rrezikohej jeta. Ata thonë që duhet të hetohet zinxhiri komandues dhe jo persona të veçantë. A kishte njerëz aty Brenda që dhanë urdhra gojojë? Kjo është e sabotuar.
Videot e kamerave janë fshirë, gëzhojat nuk janë gjetur, garda nuk ka serverin e komunikimeve. Blloku shtetëror që i është hetimit është i madh. Më e rënda është kur nuk u zbatuan urdhër arrestet e prokurorisë nga policia. Mos arrestimi i tyre është një tjetër dëm që i është bërë hetimit” tha ai.