Bledar Beluli, është emri i ish-efektivit të RENEA-s që është vetëplagosur teksa po pastronte armën e zjarrit.
37-vjeçari në vitin 2019 është rrëzuar nga një greminë pranë Thethit teksa po bënte Alpinizëm.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.