Pas përfundimit të protestës së zhvilluar nga fermerët e Levanit mësohet se janë shoqëruar në komisariat 4 prej tyre.
Më pas pasi u morën në pyetje nga policia ata u lanë të lirë.
Paraditen e sotme blegtorë të zonave pranë Levanit në Fier u ngritën në protestë kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit.
Sipas tyre, fabrikat në vend kanë ulur çmimin e qumështit nga 160 lekë të reja në 120 lekë të reja, ulje kjo e cila ka sjellë krizë financiare për blegtorët duke detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset duke çuar tufat e deleve në thertore.