Siç raportohet nga policia në afërsi të Casa Italias rreth orës 21:00 dyshohet se një 37 vjeçar është plagosur me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.