Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm para pallatit ku jetonte në Delvinë. Bëhet fjalë për shtetasin Gurim Daco.
Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat 57-vjeçari ka humbur jetën, por paraprakisht dyshohet se si pasojë e alkoolit nuk ka mundur të shkojë deri në banesë dhe dyshohet se ndoshta e ka humbur jetën nga i ftohti.