Kushtrim Kokolla, ish-pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, i cili bashkëpunoi me kushëririn e tij, Naim Murseli për të vrarë bashkëshorten e këtij të fundit, Liridona Ademaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm (24 janar) para prokurorisë së Shtetit të Kosovës.
Ish-anëtari i FSK-së u arrestua në në dhjetor të vitit të kaluar nën akuzën për veprën penale (marrëveshje për të kryer veprën penale, Vrasja e rëndë”.
Dyshohet se Kokalla ka siguruar armën më të cilën u vra Liridona, e ku ekzekutori ishte Granit Plava.
Ai është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, nën forca të shumta sigurie.