-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPA përjashton gjyqtaren e “21 Janarit”

Kryesoret

Arjana Caco, një nga gjyqtaret që e cila ka qenë pjesë e trupit gjykues në procesin e 21 Janarit është shkarkuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori vendimin sot për të lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 7 tetor 2022

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 2/2023, datë 12.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Gumbardhi (Caco) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  nr. 570, datë 07.10.2022 që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Gumbardhi (Caco).

  1. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 24.01.2024.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit