Denis Goce është emri i të arrestuarit në Korçë pasi është kapur teksa transportonte emigrantë kundrejt pagesës për të kaluar kufirin ilegalisht.
38-vjeçari i cili banonte në fshatin Vishocicë në Devoll arrestua në dalje të qytetit të Pogradecit.
Ai po udhëtonte me një makinë tip “Benz” dhe nga kontrolli në brendësi të automjetit, u panë 4 emigrantë të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, në mënyrë që të kalonin kufirin, ilegalisht.
Më pas nga verifikimet dhe kontrollet e kryera u konstatua se Denis Goce drejtonte makinën pa leje drejtimidhe se kishte me vete një sasi të vogël lënde narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin kryhej transportimi, 3 celularë dhe sasia e kanabisit.