Ndërron jetë i moshuari që u përplas mesditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Fier.
Dy makina përplasën bariun 74-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte rrugën.
Naun Kaçani mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital, por nuk arriti t’u bënte ballë plagëve.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.