-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot seanca gjyqësore për “Gërdecin”, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

Kryesoret

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme ku pritet të mbahet seanca gjyqësore e radhës për dosjen “Gërdeci”.

Në seancën e fundit, asaj të 10 janarit, ishte dëshmitar edhe ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari i dënuar me 15 vjet burg për masakrën e Gërdecit, i liruar pas 6 viteve në qeli, i cili ia faturoi të gjithë përgjegjësinë Forcave të Armatosura.

Ndërsa ish-ministri, Fatmir Mediu i marrë i pandehur nga GJKKO për masakrën e Gërdecit para gazetarëve tha se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Gërdecit, një javë pas tragjedisë. Për dëshminë e dhënë nga Pinari, Mediu tha se me ato që parashtroi ai, tregohet se ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur rol në masakrën e Gërdecit sa i takon aspektit të sigurisë.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

Fatmir Mediu: Sot doli e vërteta për Gërdecin, hapni dokumentet sekrete

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit