Ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në bregdet hera herës arrin shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.