-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjidhet drejtori i ri i Transporteve

Kryesoret

Ilir Mengra është drejtori i ri i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, i cili zë vendin e Blendi Gonxhes, që tashmë është Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gonxhe i ka dorëzuar detyrën drejtorit të ri që e pason gjithashtu edhe atij të Tiranës që do të jetë Afrim Tole.

“Punë të mbarë Ilir Mengra si Drejtori i ri i Përgjithshëm i DPSHTRR-së! Stafetë emocionuese sepse të dy punuam gjatë sëbashku dhe e ngritëm shërbimin në nivelin e sotëm! Kënaqësi që Kryeministri, Zv.kryeministrja dhe MIE i dhanë besim vazhdimësisë së punës dhe qendrueshmërisë së ekipit, duke na vlerësuar dhe duke mbështetur eksperiencën pozitive!

Iliri ka spikatur si një profesionist shumë i aftë dhe i përkushtuar, duke treguar vazhdimisht cilësi shumë të mira drejtuese e ndaj jam i bindur që do të çojë përpara projektet e nisura, ku ndihma e mbështetja ime s’do të mungojnë, tashmë si Ministër i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!

Gjithashtu punë të mbarë Afrim Tole, si Drejtori i ri i DRSHTRR Tiranë! Lajm tjetër i mirë, zgjedhje e duhur pas mirëdrejtimit të Task-Forcës së Transportit Rrugor! Suksese dy drejtuesve që më bëjnë krenar që i kam patur kolegë direkt dhe që do ta mirëadministrojnë në vijim Automotorizimin Shqiptar” shkruan Gonxhja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit