Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e një 70-vjeçari banues në shijak.
Policia bën me dije se në shtëpinë e L.K., ka pasur rrjedhje gazi dhe si pasojë ka ardhur shpërthimi. Fatmirësisht rasti është mbyllur vetëm me dëme materiale pa përfshirë të lënduar.
NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.