I vodhi me dhunë një shumë parash taksistit me të cilin po udhëtonte dhe më pas u largua, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Rrugën e Kavajës. Autori është G. M. 24 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë i riu në orët e para të ditës së djeshme ka hipur në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe gjatë udhëtimit ka goditur me thikë shoferin e taksisë M. K. 57 vjeç, duke i vjedhur atij një shumë parash dhe më pas është larguar.
Si pasojë 57-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.