UEFA krejt papritur duket se po shembet dhe bashkë me të dhe presidenti i saj Aleksandër Ceferin.
Lufta e tij për të ndryshuar statutet, një lëvizje e cila do ta lejonte të qëndronte në detyre edhe për një mandat tjetër, çoi në largimin e një prej “shtyllave” të tij më të forta.
Bëhet fjalë për legjendën e Milanit dhe Kroacisë, Zvonimir Boban, gjatë tërheqjes nga posti i Drejtorit Teknik të UEFA-s, përmendi dhe “mosmiratimin e tij total” për lëvizjen e pushtetit politik të Ceferin.
“Me trishtim dhe zemër të thyer, nuk kam asnjë opsion tjetër përveçse të largohem nga UEFA”, theksoi ai në një komunikatë të publikuar nga “Independet”.
Legjenda e Milanit ka insistuar se Ceferin nuk mendon për futbollin, por vetëm për ambiciet personale me vendimin që ka marrë për të ndryshuar Statutin në favor të rizgjedhjes përsëri në fund të këtij mandati, që duhej të ishte i fundit për të.
Edhe pse kam shprehur shqetësimet e mia të thella dhe refuzimin tim të plotë të planit, presidenti i UEFA-s nuk sheh asnjë problem ligjor, aq më pak moral e etik. Ai dëshiron të vazhdojë me planin e tij në mënyrë që të ndjekë ambiciet e tij personale. Rregullat janë vendosur që të mbrojnë UEFA-n dhe futbollin evropian nga administrimi i keq, që për fat të keq ka qenë “sjellje normale” për shumë vite. Ndryshimi i drejtimit nga Ceferin ishte absolutisht i pakuptueshëm. Unë jam i ndërgjegjshëm që asgjë nuk është ideale, përfshirë edhe mua dhe me raste kompromiset janë të nevojshme.
Largimi i Boban është shfaqja më publike e pakënaqësisë në rritje me udhëheqjen e Ceferin që kur avokati slloven u rizgjodh pa kundërshtarë prillin e kaluar për të zgjatur një presidencë që filloi në 2016.