Arben Pjeçi me detyrë nënkomisar në këtë komisariat është gjetur i vetëvrarë pasditen e sotme në zyrën e tij.
Pjeçi ishte pezulluar nga detyra me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë” dhe sot duhej ekzekutuar vendimi.
Oficeri i policisë kishte orë që kishte humbur kontaktet. Familjarët të shqetësuar kishin kërkuar ndihmën e policisë të cilët pasi kanë hapur me forcë zyrën e kanë gjetur të vetëvrarë me armën e shërbimit.
U vetëvra në zyrën e tij, për çfarë ishte pezulluar nga detyra Arben Pjeçi?