Arben Pjeçi me detyrë nënkomisar në këtë komisariat është gjetur i vetëvrarë pasditen e sotme në zyrën e tij.
Pjeçi ishte pezulluar nga detyra me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë” dhe sot duhej ekzekutuar vendimi.
Pjeçi është zënë me grushta e shkelma me komshiun i cili gjithashtu është dënuar nga gjykata për plagosje të lehtë. Dënimi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, solli pezullimin e tij nga detyra dhe më pas vetëvrasjen e oficerit në kushtet e depresionit.
Nënkomisari vetëvritet brenda zyrës, familjarët kishin humbur kontaktet