Arben Pjeçi me detyrë nënkomisar në këtë komisariat është gjetur i vetëvrarë pasditen e sotme në zyrën e tij.
Pjeçi është zënë me grushta e shkelma me komshiun i cili gjithashtu është dënuar nga gjykata për plagosje të lehtë. Dënimi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, solli pezullimin e tij nga detyra dhe më pas vetëvrasjen e oficerit në kushtet e depresionit.
Ai e ka qëlluar veten me armën e shërbimit në zemër në orën 11:00 të paradites. Duke qenë se krisma nuk është dëgjuar për shkak se e ka puthitur armën në gjoks dhe ka qëlluar veten, 56 vjeçari ka qëndruar rreth 6 orë në zyrë derisa kolegët e tij hapën derën e zyrës me forcë.