-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po iki…”! Hapet celulari, del kunata! Fjalët e fundit të babait që u vra në pyll

Kryesoret

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e shqiptarit Bledar Dedja në datë 21 Janar në Itali. Trupi i tij i pajetë i goditur mbi 20 herë me thikë u gjet në një pyll.

100 metra larg makinës gjysmë i zhveshur. Pistat që po hetohen janë disa. Përjashtohet grabitja pasi brenda u gjet portofoli dhe asnjë send nuk ishte marrë. Dyshimet janë për një krim pasioni. Por mbetet hipotezë.

Sipas mediave italiane, prokuroria ka hapur telefonin dhe ka zbuluar telefonatën e fundit që babai i dy fëmijëve kishte bërë. Ishte një bisedë me kunatën.

Do të takoj disa shokë”- i kishte thënë Dedja. Nisur nga telefonatat hetuesit dyshojnë se viktima dhe vrasësi kishin rënë dakord që të takoheshin në pyll.

Pavarësisht se kishte marrë rreth njëzet plagë me thikë, goditja fatale ishte sipas hetuesve nga prapa, ndoshta teksa Dedja po përpiqej t’i shpëtonte vrasësit. Arma e vrasjes nuk është gjetur ende. Plagët në krahët dhe duart e viktimës tregojnë përpjekjen e tij për t’u mbrojtur nga sulmet.

Ditët e fundit janë marrë në pyetje persona të shumtë, mes të cilëve familjarë dhe miq të Dedjës, mes tyre një person që pretendon se e ka takuar atë dy vite më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit