Sipas publikimit të fundit nga INSTAT tregohet se rreth 600 mijë turistë kanë hyrë në territorin shqiptar në dhjetor të vitit që lam pas.
Ky numër është rritur me 57,6% krahasuar me dhjetorin e vitit 2022.
Në Dhjetor 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 571.348 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me9.845 dhe 2.617 shtetas.
Edhe për vitin 2024, turo-operatorët parashikojnë një rritje të numrit të turistëve të huaj me rreth 35% në krahasim me vitin e shkuar. Dhe sipas Unionit Turistik Shqiptar pritet që Shqipëria gjatë këtij viti të vizitohet nga mbi 13 milionë turistë.