Arben Pjeçi me detyrë nënkomisar në këtë komisariat është gjetur i vetëvrarë pasditen e sotme në zyrën e tij.
Pjeçi ishte pezulluar nga detyra me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë” dhe sot duhej ekzekutuar vendimi.
Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.
Nënkomisari u vetëvra brenda ambienteve të komisariatit, vjen njoftimi zyrtar i policisë