-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i popullit kërkon ndryshimin e ligjit për martesë

Kryesoret

Nisur nga rasti i shfrytëzimit të një të miture nga një mjeku 42-vjeçar Dervish Hasi, Avokati i Popullit ka rekomanduar ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr të gjitha përjashtimet ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç apo abuzimit me të mitur.

Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave.

Avokati i Popullit kujton detyrimin e shtetit dhe institucioneve për të garantuar një mjedis të sigurt dhe për të edukuar fëmijët mbi të drejtat e tyre, teksa përcjell një apel të fortë për hetimin objektiv të rastit dhe ndëshkimin e autorit të mundshëm.

Gjithashtu, Avokati i Popullit vlerëson nevojën për nisjen e një fushate të gjerë sensibilizuese në shoqëri për të parandaluar raste të tilla shqetësuese dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit