Ka qenë një telefonatë që çoi policinë në shtëpinë burg të familjes Zhaboli në Tiranë, ku burri mbante të ngujuara nënën, gruan dhe dy vajat e vogla. Ekonomisti Jetnor Zhaboli u arrestua këtë të premte në Tiranë pasi mbante të ngujuara bashkëshorten, nënën dhe dy fëmijët e mitur.
Policia kishte arritur të merrte informacione në lidhje me mbajtjen të izoluar të familjes nga 35-vjeçari, të cilit do i bëhet një ekspertizë nëse ka probleme të shëndetit mendor.
Kur kanë shkuar në ambientet e banesës në zonën e Selitës, efektivët kanë vënë re që kishte një mbikqyrje të shtuara më kamera sigurie. E gjithë banesa ishte e kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.
Në këto kushte policia ka marrë 35-vjeçarin për të hapur banesën. Pasi u zbulua ngujimi që i bënte familjes, ai deklaroi se e bënte një gjë të tillë për t’i mbajtur nën kontroll, pasi ishte xheloz.
“Burgosi” familjen në shtëpi, çfarë do t’i bëhet xhelozit pas arrestimit?
Zhaboli kishte arritur deri aty sa kishte instaluar kamera edhe brenda banesës, në tualet e në dhomën e gjumit dhe i monitoronte nga telefoni kur nuk ishte në banesë. Gjithashtu ai kishte montuar bllokues valësh në banesë në mënyrë që familjarët e tij të mos komunikonin me askënd tjetër nga jashtë.
Bashkëshortja e tij ka tentuar të kryente vetëvrasje. Uniformat blu të kryeqytetit në banesën e tyre kanë gjetur dy letra ku kjo e fundit ka shkruar për familjen e saj duke iu dhënë lamtumirën dhe ku iu kërkonte falje.
Përveçse i mbante të mbyllura në banesë, 35-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.
“Jam xheloz”! Kamera edhe në tualet! Si e kontrollonte burri gruan brenda “burgut”?