Dy trajnerë janë arrestuar në Sarandë. Neritan Novi dhe Dhiogjen Muço janë arrestuar me akuzën se goditën me grushte futbollistin e ekipit gjatë ndeshjes së futbollit se nuk po luante mirë.
Sipas policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se Albi Selimaj 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.
Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Skandali/ Dy trajnerë në Sarandë fusin në mes futbollistin dhe e bëjnë për spital