-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kupa e Mbretit/ Atletico Madrid në gjysmëfinale, pas Realit e pëson dhe Sevilla

Kryesoret

Atletiko Madrid do të jetë gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Mbretit këtë edicion.

Të besuarit e Simeones pas kualifikimit të bujshëm ndaj Realit të Madridit, mposhtën dhe Sevillan natën e mbrëmshme me rezultatin 2-1. Në kryeqytetin e Spanjës ndeshja mes dy rivalëve nisi me raste. Griezmann mund ta kishte shënuar emrin në listën e golashënuesve nëse në të 26 minutë nuk do gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Duhej nuhatja e Simeones që në të 66 minutë do fuste në lojë Depay për Moratën, me holandezin që në të 79 minutë shënoi për 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes dërgon madrilenët në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Tanimë Athletic Bilbao, Atletico Madrid, Mallorca dhe Real Sociedad do jenë rivalë në shortin që do hidhet për këtë turne. Shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet këtë të premte më 26 janar në orën 13:00. Këtë herë do të kemi ndeshje vajtje-ardhje. Ndeshjet e para do të luhen më 7 shkurt dhe të kthimit më 26 shkurt, teksa finalja e madhe do të jetë të shtunën më 6 prill në “La Cartuja” të Sevillas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit