-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali/ Dy trajnerë në Sarandë fusin në mes futbollistin dhe e bëjnë për spital

Kryesoret

Dy trajnerë janë arrestuar në Sarandë. Neritan Novi dhe Dhiogjen Muço janë arrestuar me akuzën se goditën me grushte futbollistin e ekipit gjatë ndeshjes së futbollit.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se Albi Selimaj 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.

Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit