Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku një kamion me ngarkesë të rëndë është përplasur me një makinë.
Një përplase brutale e cila ka bërë që të dy automjetet të dalin jashtë rrugës, me kamionin që ka zënë poshtë makinën e tipi “pasat” me targa AA 349 TL, me shoferin e bllokuar brenda.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses të cilët kanë prerë makinën dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të shoferit, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.