-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut/ Çfarë kompetencash do të ketë Talat Xhaferri?

Kryesoret

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, që pritet të votohet më së voni deri më 28 janar, nuk do të ketë kompetenca të plota, por teknike apo kompetenca të cunguara.

Kështu thotë për Radion Evropa Lirë, Naser Ziberi, kandidat për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

Qeveria që drejtohej nga Dimitar Kovaçevski, më 25 janar e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ndërsa këtë e bëri edhe Talat Xhaferi, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, për t’u hapur rrugën procedurave për kalimin e tij në krye të Qeverisë teknike.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të premten, konstatoi dorëheqjen e Qeverisë ndërsa Jovan Mitreski nga LSDM-ja është zgjedhur për kryetar të ri të Kuvendit.

Si u premtua kryeministri i parë shqiptar?
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti garoi me sloganin “Për kryeministrin e parë shqiptar”, ndërsa kandidat të saj kishte juristin dhe ish-politikanin Naser Ziberi.

Meqë zgjedhjet ishin fituar nga Lidhja Social Demokrate, kryeministër ishte zgjedhur Zoran Zaev, që atëkohë drejtonte LSDM-në.

Por, për të përmbushur premtimin e BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti në marrëveshjen për bashkëqeverisje ishin pajtuar që në 100 ditët e fundit të punës së Qeverisë, kryeministër të caktohet një kandidat i propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Bëhet fjalë për Qeverinë teknike, e cila parashihet me Ligjin për zgjedhjet dhe si detyrë kryesore ka organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ndërsa pjesë e saj do të jetë edhe opozita maqedonase me dy ministra dhe tri poste të zëvendësministrave.

Ndiqni artikullin e plotë në: REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit