-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja shqiptare zgjedh dhe miqësoren e dytë, gati përballja Asllani-Sanchez

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare  e futbollit do të luaj një miqësore me Suedinë para startimit të Europianit, dhe tani duke t se është vendosur dhe për ndeshjen e dytë, e cila do të luhet kundër një ekipi latin.

Në fakt bëhen fjalë për Kombëtaren e Kilit, një përfaqësuese me të cilën Shqipëria nuk është përballur kurrë më parë.

Kilianët kanë prezantuar trajnerin e ri Rikardo Gareka dhe si debutim mund t’i serviret miqësorja me Shqipërinë.

Pablo Milad, presidenti i Federatës së Futbollit të Kilit ka konfirmuar këtë lajm për mediat pas prezantimit të trajnerit: “Po rregullojmë detajet me Shqipërinë, do të luhet në Itali. Nuk është ende përfundimtare, por është një përqindje shumë e lartë.

Ne jemi duke përpunuar detajet, duke përcaktuar se në cilin qytet do të luajmë në Itali, por negociatat janë avancuar”, u shpreh Pablo Milad. Kili do të luajë kundër Francës më 26 mars një takim miqësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit