Mesditën e sotme “Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori me pankarta në duar, ku shkruhej “Kundër korrupsionit, kullave dhe pastrimit të parave”, organizoi protestë në sheshin “Skëndërbej”. Aktivistët hodhën akuza kundër qeverisë, duke deklaruar se një grusht politikanësh janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Sipas aktivistëve, korrupsioni po gërryen bazat e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, ndaj qytetarët duhet të protestojnë për t’i dhënë fund korrupsionit. Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.