Dy aktiviste të klimës hodhën supë drejt xhamit që mbron pikturën Mona Liza në Muzeun e Luvrit, duke brohoritur slogane që kërkojnë një sistem të qëndrueshëm ushqimor.
Kjo ngjarje ndodhi pasi fermerët francezë kanë protestuar për ditë të tëra në mbarë vendin për shkak të pagave të ulëta dhe problemeve të tjera me të cilat po përballen.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dy gra të veshura me bluza ku shkruhej “Kundërpërgjigja ushqimore” u panë duke hedhur supë në xhamin që mbron kryeveprën e Leonardo da Vincit, dhe kaluan barrierat e sigurisë duke iu afruar pikturës.
“Çfarë është më e rëndësishme”, thanë ato. “Arti, apo e drejta për ushqim të qëndrueshëm e të shëndetshëm?”.
“Sistemi ynë i fermave është i shkatërruar. Fermerët tanë po vdesin në vendet e punës”, shtuan ato.
Punëtorët e Luvrit janë parë duke vendosur panele të zeza para Mona Lizës dhe duke u kërkuar vizitorëve që të lardohen nga dhoma.
Në ueb-faqen e tyre, grupi “Kundërpërgjigja ushqimore” tha se Qeveria franceze po shkel zotimet e saj të klimës dhe kërkuan që sistemi shëndetësor, i sponsorizuar nga shteti, të përmirësohet, në mënyrë që njerëzit të kenë qasje më të mirë në ushqim të shëndetshëm. Ky grup po ashtu kërkoi që fermerëve të kenë të ardhura të dinjitetshme./rel