Një foshnje e porsalindur është gjetur e vdekur në tualetet e një lokali në Oulton, Leeds në Angli, ndërsa nëna e vajzës është zhdukur. Mjekët kur mbërritën e gjetën vajzën e porsalindur të pajetë në vendngjarje.
Menaxheri i lokalit përmes një postimi në rrjete sociale shkruan: Më vjen keq për të gjithë ata që ishin me ne gjatë gjithë kohës, kur ndodhi kjo situatë dhe i kërkoj ndjesë atyre që hynë në lokal dhe ata që nuk mundën” tha ai, shkruan The Guardian.