Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar mbi miratimin që i bëri Gjykata Kushtetuese marrëveshjes me Italinë për emigrantët afrikanë të cilët do të strehoen në Shqipëri.
Bardhi shkruan rrjetin social ‘X’ se me marrjen e këtij vendimi Gjykata Kushtetuese humbi mundësinë të bënte drejtësi për këtë çështje.
“Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.
Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njëriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare janë shprehur!”- shkruan Bardhi.