41-vjeçari me iniciale Sh.K. është goditur me send të fortë nga babai i tij në Lushnje. Ky i fundit është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu.
I plagosuri, banues në Lushnje paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.