Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin, ndërsa është në kërkim babai i tij 48-vjeç.
Në pranga ka rënë Geri Lika ndërsa në kërkim është shpallur Zyhdi Lika.
Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan disa armë zjarri si dhe bizhuteri të dyshuar si të vjedhura.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak;
1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu;
1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper;
Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura;
2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura.