Orët e fundit të merkatos do të jenë vendimtare për të ardhmen e talentit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Sulmuesi 22-vjeçar është vendosur në listën e largimeve nga klubi i Chelseas, dhe interesi i skuadrave të Premier League ndaj ti nuk ka munguar.
Eksperti i lajmeve rreth merkatos, Fabricio Romano, ka dhënë sërish shpjegime për të ardhmen e 22-vjeçarit duke zbuluar një tjetër ofertë ndaj tij e bashkë me të dhe përgjigjen e bluve të Londrës.
Ai konfirmon se ka ardhur një ofertë për të huazuar Brojën deri në fund të sezonit, e cila është refuzuar menjëherë nga “Blutë” e Londrës.
Sipas fjalëve të Romanos, duket se e ardhmja e Brojës do të jetë te Chelsea, të paktën deri në fund të këtij sezoni, pasi duket se tashmë klubi londinez nuk kërkon që të largojë një sulmues, të cilin nuk e zëvendësuan dot.