54 kilogram marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Janinë.
Policia greke ka bërë një kontroll në një automjet i cili dukej i dyshimtë.
Brenda automjetit policia ka sekuestruar 50 pako me 54 kilogram marijuanë.
Policia veç drogës sekuestroi edhe 415 euro dhe 5 celularë ndërkohë brenda dy mjeteve arrestoi 3 shtetas grekë të moshës 20, 21 dhe 24 vjeç.
Policia përmes veprimeve hetimore ka zbuluar edhe një automjet tjetër, i cili shërbente për kontrollin e rrugës të automjetit të mbushur me drogë, duke e informuar drejtuesin e mjetit përmes telefonit.
Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar rreth 315 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.