-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Berat: Do të rrisim subvencionet në bujqësi ‘5 fish’

Kryesoret

Kreu demokrat Sali Berisha nga takimi që ka zhvilluar me fermerët në Berat tha se kur Partia Demokratike do të vijë në pushtet do të rris subvencionet në bujqësi me 5 fish.

Kryedemokrati theskoi se nafta për fermerët do të jepet pa taksë.

“Zotohem se ne nuk kemi asgjë më pak se Kosova dhe fqinjët tanë, ne kemi buxhetin më të lartë se ata dhe këto premtime duhet ti arrijmë menjherë. Ne jemi vend i bekuar edhe me naftë edhe me ujë, ndaj do të bëjmë gjithçka për të investuar në vendet rurale. Për të gjthë fermerët e rinjt do të kenë grande, blektoria dhe bujqësia sot janë të injoruara siç e shihni, propaganda e qeverisë nuk dëshiron të dëgjojë alternativën”, u shpreh Berisha.

Fjala e Berishës

Nuk ka vend në botë që nuk subvencionon naftën. Fermeri është i kërcënuar nga momenti në moment. Nafta ka shkuar në atë çmim, sa nuk mund të punohet më toka, se nuk ka leverdi. Gjermania para tre javësh e dyfishoi subvencionimin e naftës dhe ka ndërhyrë përsëri sot. Kjo, sepse ndryshe fermerët falimentojnë. Falimentimi i fermerëve është një dramë familjare e tyre dhe goditje për të gjithë shoqërinë.

Sot ju miq jeni 38-39 përqind e popullsisë dhe jepni 19 përqind të PPB-së. Ju mirrni si shpërblim për këtë 0.2 të PPB-së. Nuk ka asnjë vend tjetër si Shqipëria. Shikoni Kosovën si subvencionon fermerët, ka 4-fishin e subvencionimit për fermerët se ç’ka Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut këtë raport subvencionimi ka. Qeveria tallet me fermerin dhe kjo sjellë toka djerrë, kjo sjell largim masiv nga Shqipëria, kjo sjell importet, kjo sjell çmime stratosferike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit