-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatët ikën, fondacioni për mbrojtjen e Thaçit: Qeveria kufizoi shpenzimet

Kryesoret

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka dalë me një reagim pasi disa nga avokatët e ish-presidentit u tërhoqën nga mbrojtja meqë nuk ishin paguar. Nga Fondacioni kanë thënë se kufizimi i shpenzimeve të mbrojtjes nga Ministria e Drejtësisë ka pamundësuar vazhdimin e kontratës me një pjesë të ekipit mbrojtës.

“Si pasojë e rishikimit të akteve nënligjore nga Ministria e Drejtësisë, me të cilat është kufizuar tejmase mundësia për kompensimin e shpenzimeve të ekipeve mbrojtëse në procesin gjyqësor të Hagës, edhe përkundër që ligji në fuqi ka krijuar bazën juridike për të mbuluar këto shpenzime, rrugëzgjidhja e vetme ishte ndërprerja e kontratës me një pjesë të ekipit mbrojtës të z. Thaçi për shkak të pamundësisë financiare për t’i mbuluar këto shpenzime.”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet se deri tani pothuajse i gjithë angazhimi i ekipeve të mbrojtjes së Thaçit është mbuluar “nga kontributi i familjarëve dhe njerëzve vullnetmirë”. Më teh thuhet se familja e presidentit Thaçi asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar skemën e mbështetjes së Ministrisë së Drejtësisë për më tepër se tri vite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit