-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ditëlindja u kthye në tragjedi, babai në lot: Nisi si lojë, si më vdiq djali

Kryesoret

Babai i Lorenzo Pjertushit, 18 vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 29 janar është shprehur per mediat italiane se djali i tij nuk ka qenë duke bërë video për ‘Tik-Tok’ në momentin që ka ndodhur aksidenti. Agron Pjertushi u shpreh se Lorenzon e ka çuar vetë ai në ditëlindjen e kushëririt të tij por tha se nuk kishte pasur informacion mbi çfarë kishte ndodhur më vonë.

Lorenzo ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. Atij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22:00. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn” tha i ati i të riut që humbi jetën.

Prej datës 20 janar, i riu shqiptar ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit tragjik. Babai i Lorenzos tha se gjatë këtyre 8 ditëve, familjarët nuk kanë fjetur me shpresën se i riu do ta fitonte betejën për t’ju rikthyer jetës.

Ne nuk kemi fjetur për tetë ditë. Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë prej tyre, në një Ford. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj që kishte marrë patentën e drejtimit, s’kishte shumë përvojë.

Por ata nuk po bënin video apo foto për t’i postuar në TikTok, siç është thënë. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit