Irida Hasalla është vajza 28-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Amerikan 2 në Tiranë pas një operacioni lipostucioni.
Policia e Tiranës ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes.
Vëllai i të ndjerës, Arenc Hasalla ka dhënë lajmin e trishtë në rrjetet sociale dhe shkruan “Si na le kështu o zemra vëllait. Si do jetoj jetën pa ty. Hakun tënd do e marrë vëllai jot”.
Trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.