Në orët e para të mëngjesit të sotëm në person ende i paidentifikuar, ka vjedhur një argjendari në Korçë.
Ai ka vjedhur disa bizhuteri floriri në argjendarinë në pronësi të personit N.F., në pedonalen e qytetit.
Shërbimet e Policisë po këqyrin pamjet filmike dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.