Disa detaje të reja kanë dalë nga vrasja e rëndë që tronditi Floridën ku 34-vjeçari shqiptar Renato Muhaj vrau ish-bashkëshorten e tij Suela Saliajn.
Fillimisht bëhet me dije se ai ka sulmuar 2 prindërit e tij të cilët arritën të arratiseshin të gjallë nga sulmi i tij. Më i plagosuri është babai i cili ka disa hematoma dhe nga goditjet me grushta i kishin rënë disa dhëmbë.
Pasi ata raportuan krimin, policia menjëherë shkoi te shtëpia e Suelës ku jashtë apartamentit panë shenja gjaku, thikë dhe doreza hekuri të mbuluara me gjak.
Oficerët e gjetën Suelën të pajetë në dhomën e gjumit. Ajo ndodhej në dysheme me një plagë të madhe në fyt. 34-vjecari menjëherë pas ngjarjes mori vajzën e tyre dhe tentoi të arratisej, por është arrestuar nga policia disa orë më vonë.
Alessia deklaroi në polici se ajo e dinte që nëna i kishte vdekur dhe madje e kishte pyetur të atin “Përse e bëre këtë?”Ajo detajoi se i pandehuri përmendi se ai me të vërtetë donte që ajo të vdiste”, thuhet në deklaratë.
Vajza deklaroi në polici se pas vrasjes Renato Muhaj se e kishte marrë nga banesa me shpejtësia në disa shkallë ku ajo është rrëzuar. Më tej 8-vjeçarja shtoi se ai e kishte tërhequr zvarrë për ta çuar në makinën e tij.