-sidi education-spot_img
22.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha propozon uljen e çmimit të karburanteve në Kosovë: Përgjysmim takse dhe akcize

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur disa masa të menjëhershme për uljen e çmimit të karburanteve në Shqipëri. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit e tij, ai ka propozuar një draft ligjor që kërkon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës.

Berisha theksoi se kjo masë bazohet në sistemet fiskale të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku çmimi i naftës është shumë më i ulët krahasuar me Shqipërinë, pavarësisht rritjes së çmimit në tregjet botërore.

“Kemi përgatitur draftin me të cilin ne kërkojmë menjëherë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Pra ligji ynë propozon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Ne do të kërkojmë dhe të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni, vende në të cilat nafta rritet, kur rritet në tregun botëror, por kjo rritje përsëri bën që në këto vende përsëri çmimi të jetë 70% më i ulët në Shqipëri,” theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit