Situata është përkeqësuar në Bruksel ku fermerët janë mbledhur përpara Parlamentit Europian duke protestuar.
Edhe pse institucioni nuk ka lidhje pasi nuk janë në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit, ata u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre.
Sipas raportimeve të fundit, një mijë traktor u mblodhën në vendin ku do të zhvillohet samiti.
Protestuesit fermerë gjithashtu rrëzuan një statujë historike në Sheshin e Luksemburgut teksa pati përleshje edhe me policinë.
Në Francë, situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmjen e së mërkurës, me arrestimet e para të fermerëve që donin të bllokonin tregun Ranji, qendrën ushqimore të rajonit të Parisit.
Gjithsej 91 persona u arrestuan në orët e vona të pasdites pas një bastisjeje në ambientet e këtij tregu me shumicë, pas dëmeve të shkaktuara.