-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Berishës në protestë poshtë pallatit: Ju betohem! Do “zhysim” Ramën e do lirojmë Berishën

Kryesoret

Në protestat që po zhvillohen në mbështetje të ish-kryeministrit, Sali Berisha, poshtë pallatit të këtij të fundit, ka marrë pjesë dhe avokati Genc Gjokutaj.

Ai u shpreh se procesi ndaj Berishës është politik dhe u betua para mbështetësve të ish-kryeministrit se shumë shpejt do ta lirojnë nga arresti në shtëpi.

Gjokutaj komentoi dhe vendimin e sotëm për shtyrjen e seancës ndaj Berishës që do të shqyrtonte ankimimin e vendimit të SPAK për të mos e lejuar në Kuvend, ku tha se qëllimi është djegie e mandatit.

“Ne kemi bërë një kërkesë që Berisha të shkojë në parlament, atje ku ka vendin lideri i lirisë. Kjo është një kërkesë që e kërkon ligji, që e detyron gjykatën ta bëjë. Ata e shtynë sepse nuk kish pas njoftim Berisha. Ndërsa në tetor kish njoftim kur s’kishte njoftim. Ky është një skenar i SPAK me GJKKO me qëllimin politik të zbatuar nga instrument Juridik për djegien e mandatit. E denoncoj se ky proces i liderit të demokracisë brenda një afati të arsyeshëm.

Për herë të katërt sot kërkuam përjashtimin e një gjyqtareje që i ka hyrë detit në këmbë me urdhër politik. Ne do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë këtë luftë, sepse nuk ka çështje penale, por politike.

Do ta mbysim anijen e Edi Ramës, kjo kërkon që me njëri tjetrin të flasim cdo ditë se na ka ardhur te dera. E vetmja alternativë që kemi, me pushkë pa pushkë, me penë pa penë, duhet të ecim përpara. Ju betohem se dr Berishën, që është simboli i lirisë, shpejt do ta nxjerrim. Sepse duke mbrojtur Berishën, PD dhe opozitën  në përgjithësi, i kemi bërë shërbimin me të madh familjeve tonë, njerëzve tanë. Sot është dita më e mirë, ditët e zeza pastaj vijnë”, tha Gjokutaj, avokati i Berishës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit