Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësuesit e sistemit bankar për modernizimin e shtetit në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve financiare.
Rama:Ne nuk mund të jemi një vend i mbyllur karshi sistemit bankar, një vend që mbetet shumë i kapur në një boshllëk midis mënyrës sesi është i ndërtuar dhe funksionin sistemi ynë financiar dhe si është ndërtuar dhe funksionin sistemi financiar i ekonomisë familjare.
Nuk mund të jemi një vend që vazhdon me një volum cashi të papranueshëm në qarkullim duke pasur ndërkohë një shpenzim shumë të lartë të vetë prodhimit të letrës së parasë. Nuk mund të jemi një vend që kërkon formalizimin e ekonomisë në rrugët tradicionale të inspoektimeve fizike dhe gjobave që kanë rëzultuar në të shumtën e herës metodë e pasuksesshme dhe nuk mund të jemi një vend ku bankat mbeten ende shumë larg nevojës së ekonomisë kur vjen puna tek shpejtësia dhe tek eficenca e transaksioneve që për ta thënë me një fjalë të vetme edhe pagesa direkte janë në të shumtën e herës me metoda tradiucionale.
Shqipëria duhet të fokusohet dhe qeveria është e fokusuar tek inovacioni. Faktikisht ne jemi në situatën kur ligji jo unë, ligji e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë që në janar të këtij viti duhet të ishte zbatuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë aplikimi i protokolleve të open banking. Janari ishte një afat i përsëritur, nuk ishte afati i vënë për herë të parë.